Aktualitet

Nuk “zënë mend” ! Mbi 2 mijë shoferë përsëritës për celularin, rripin e sigurimit dhe shpejtësinë

Mbi 2 mijë shoferë në të gjithë vendin ose nuk zënë mend ose shpërfillin ligjin me vetëdije të plotë. Gjobat ndaj tyre për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor vijojnë, dhe ata nuk ndalen. Kundravajtja më e shpeshtë që drejtuesit e mjeteve përsëritën në 2024-ën është përdorimi i celularit në timon.

Nga mbi 41 mijë gjoba të vendosura në total në 2024 për këtë shkelje, 1 mijë e 301 kanë qenë përsëritës. Me ndryshimet e reja të Kodit Rrugor masa administrative për këtë kategori shkelësish, gjobiten nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë si dhe tre muaj pezullim patente, kur brenda vitit një drejtues është konstatuar tre herë nga policia, duke përdorur celularin në timon.

Nuk “zënë mend” në rrugë, mbi 2 mijë

Të dytët në radhë renditen si përsëritës ata shoferë që nuk përdorin rripin e sigurimit. Nga 61 mijë të gjobitur në total për 2024-ën, 700 kanë qenë përsëritës. Gjoba për këtë kategori shkelësish varion nga 1 mijë në 3 mijë lekë.

Nuk “zënë mend” në rrugë, mbi 2 mijë

Përsëritës, të gjobitur dy herë apo edhe më shumë, janë edhe drejtuesit që në rrugë lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe që në jo pak raste kanë qenë burimi kryesor i aksidenteve. Gjatë vitit të shkuar u gjobitën në total rreth 300 mijë drejtues për shpejtësi, që kryesonin edhe numrin më të lartë të gjobave. Të cilësuar si “pilotë të rrugës”, 317 prej tyre ishin përsëritës duke mos u ndërgjegjësuar pavarësisht masave të ndërmarra më herët. Për këtë kategori të cilësuar si më të “rrezikshmit”, gjoba varion nga 1 mijë deri në 20 mijë lekë në varësi të shpejtësisë që një drejtues mjeti lëviz brenda apo jashtë qendrave të banuara. Si masë ndëshkuese, kanë pezullimin e patentës deri në 6 muaj, por përtej kësaj, ata penalizohen edhe me reduktim pikësh deri në rikthimin e tyre në autoshkollë.

#Nuk #zënë #mend #Mbi #mijë #shoferë #përsëritës #për #celularin #rripin #sigurimit #dhe #shpejtësinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button