Aktualitet

“Hajna dhe hajvanë”, Haxhiu i “përvishet” Kurtit: Të tmerron ky fjalor, kjo është poshtërsi

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një tubimi në sheshin kryesor të Prishtinës, ku shpalli fitoren e tij, përdori një gjuhë fyese ndaj opozitës. Kurti komentoi programin e partive opozitare dhe i cilësoi ato si “hajvanë”.

Gazetari Baton Haxhiu kritikoi ashpër fjalimin e Kurtit, duke thënë se një fjalim i tillë “të tmerron”. Ai e përshkroi këtë si një refuzim të menjëhershëm për çdo njeri që bashkëpunon me individë të tillë, duke shtuar se përdorimi i fjalëve si “lopë” ose “kafshë” në gjuhën shqipe është një shenjë e paedukates.

Haxhiu theksoi se një njeri që përdor këtë lloj gjuhe është problematik për karakterin e partisë që i tendos dorën një individi të tillë. Ai e cilësoi këtë gjuhë si një akt të poshtërimit, duke thënë se nuk është një komunikim qytetar, por një shenjë e mungesës së respektit.

“Me të tmerru ky fjalim, ky është refuzim i menjëhershëm i një njeriu që bashkëpunon me këndo për arsye se po e përktheve në gjuhën shqipe t’i thuash këto lopë, ose këto kafshë duhesh me qenë i paedukatë… Një njeri që ka kësi fjalori kushdo që bashkëpunon me të prej opozitës me kësi gjuhe është problematike për karakterin e asaj partie që ia shtrin dorën këtij njeriu. Nuk është qytetari e komunikim… kjo është poshtërsi”, tha Haxhiu në Pressing.

#Hajna #dhe #hajvanë #Haxhiu #përvishet #Kurtit #Të #tmerron #fjalor #kjo #është #poshtërsi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button