Aktualitet

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, ulen temperaturat

Gjatë kësaj jave vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Ditën e sotme, moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare gjatë ditës, si dhe shtim të vranësirave nga orët e mbrëmjes.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-verilindje, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e formimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore: -4 deri në 6°C;

Në zonat e ulëta: -1 deri në 13 °C;

Në zonat bregdetare: 5 deri në 14°C.

#Dita #sotme #kthjellime #dhe #vranësira #ulen #temperaturat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button