Aktualitet
Nis numërimi i votave, ja rezultatet e para nga KQZ e Kosovës

Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e votave menjëherë pas mbylljes së orarit zyrtar.
Janë publikuar rezultatet e 22 vendvotimeve, apo 0,87% të votave.
Nga numërimi i votave të para, Vetëvendosja kryeson me 41,19%, ndjek PDK me 31,46%, LDK me 15,27% dhe AAK me 4,72%.
#Nis #numërimi #votave #rezultatet #para #nga #KQZ #Kosovës
Java News