Aktualitet

Në Leposaviq ende askush s’ka votuar

Komuna e Leposaviqit është e vetmja komunë ku nuk ka votuar ende asnjë qytetar me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë gjithsej 13,876 qytetarë të regjistruar si votues në atë komunë, por në kutitë e votimit nuk është hedhur asnjë votë deri në orën 11:00.

Në Leposaviq janë hapur 18 qendra të votimit me gjithsej 26 vendvotime.

#Në #Leposaviq #ende #askush #ska #votuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button