Aktualitet
Ishte në arrest shtëpie, gjendet i pajetë 50-vjeçari në Pogradec

Trupi i pajetë i një personi është gjetur brenda banesës së tij ditën e sotme në Pogradec.
Burime nga Policia thanë se një 50 vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij.
Mësohet viktima i identifikuar si Ermes Vërtopi ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa vuante nga ceroza.
Vërtopi është gjetur nga familjarët e tij, të cilët lajmëruan urgjencën e spitalit, por 50-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Policia po kryen veprimet për rastin.
#Ishte #në #arrest #shtëpie #gjendet #pajetë #50vjeçari #në #Pogradec
Java News