Aktualitet

Voton Lumir Abdixhiku, fton qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Pas votimit, Abdixhiku u deklarua për media, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit.

“Ju falënderoj për shërbimin e madh që po bëni në këtë ditë të madhe të demokracisë, njëkohësisht falënderoj të gjithë komisionarët , vëzhguesit zyrtarët e KQZ-së, Policinë dhe të gjithë njerëzit përgjegjës që në këtë ditë të shenjtë të demokracisë kujdesen që vota qytetarë të marrë epilogun përfundimtar. Është ditë e mirë, është ditë e demokracisë, dhe në këtë ditë të demokracisë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme të Republikës së Kosovës. Është ditë feste për ne, për LDK-në”, ka deklaruar Abdixhiku para mediave.



#Voton #Lumir #Abdixhiku #fton #qytetarët #të #marrin #pjesë #masivisht #në #zgjedhje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button