Baraliu: Në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë votimi elektronik

Në këto zgjedhjet parlamentare në Kosovë, qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga votimet e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin vetëm deri në pesë kandidatë.
E profesori, Mazllum Baraliu ka deklaruar se kjo mundësi është e rëndësishme dhe dubioze për subjektet politike, pasi që sipas tij për të implikuar vullnetin e qytetarit.
Tutje, ai tha se procesi i votimit po automatizohet, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të duhej pra të ishte votimi elektronik.
“Është diçka shumë e rëndësishme dhe është dubioze për arsye se është bërë për më mirë sigurisht që subjektet politike kanë pasur dëshirë që të kapitalizojnë procesin e votimit duke iu mundësuar pra në një mënyrë duke implikuar vullnetin e qytetarit në vend se 5 në maksimum të votojnë 10 maksimumin. Gjithnjë procesi i votimit po automatizohet, po lehtësohet mbase kur bëhet votimi elektronik hapi tjetër ndoshta për zgjedhjet e ardhshme do të duhej pra të ishte votimi elektronik edhe më lehtë”, ka deklaruar ai në “Edicionin Special Live Kosova Voton” në Tëvë1.
#Baraliu #Në #zgjedhjet #ardhshme #duhet #të #jetë #votimi #elektronik
gazetablic.com