Aktualitet

Cënuan lirinë e votës/ Procesi zgjedhor në Kosovë, ndalohen 5 persona

Pesë persona janë ndaluar në Kosovë për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, sipas një deklarate nga Prokurori i Shtetit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar dy raste të ndara lidhur me këtë vepër penale, pas pranimit të informacione nga qytetarët për shkelje zgjedhore.

“Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit tha se ka angazhuar afër 100 prokurorë dhe staf të sistemit prokurorial për procesin zgjedhor, në mënyrë që të procedohet çdo parregullsi e mundshme në zgjedhje.

#Cënuan #lirinë #votës #Procesi #zgjedhor #në #Kosovë #ndalohen #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button