Sport

Do t’ja shkarkojmë trajnerin Partizanit që këtë javë –

Ditën e nesërme do të luhet derbi i zjarrtë i kryeqytetit, ai mes Partizanit dhe Tiranës. Nuk mungojnë ngacmimet e tifozëve në prag të sfidës më të rëndësishme të kampionatit shqiptar. Gazetari Gerti Çarçani ka qenë në praninë e Alban Berishës, të cilit i ka drejtuar pyetjen: “E ndjen vërtetë që rrihesh që në parkim”?

Tifozi i çmendur i bardhebluve nuk e ka pranon aspak humbjen në këtë përballje, duke e bërë fakt fitoren e lehtë të Tiranës.  “Tirana e fiton që në pjesë të parë ndeshjen. T’i vijë turp atyre të Partizanit. 0-2 për Tironën që në pjesë të parë. Me këtë rast ta heqin edhe trajnerin këtë javë”, ka thënë Alban Berisha./Sport Ekspres/

#tja #shkarkojmë #trajnerin #Partizanit #që #këtë #javë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button