Florian Dushi thirrje qytetarëve: Askush sot të mos mbetet në shtëpi, të gjithë bashkë në sheshin “Skenderbeu”

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmyllës në kryeqytet, raporton .
Dushi thotë se ky tubim nuk është thjeshtë një ngjarje e zakonshme e një partie politike por është një thirrje e ndërgjegjës sonë për ta mbrojtur lirinë dhe demokracinë nga arroganca dhe papërgjegjësia e atyre që keqpërdorën besimin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
THIRRJE PËR PRISHTINËN!
PRISHTINË, PËR SHTETIN, PËR LIRINË, PËR DEMOKRACINË!
Është momenti i vendimit!
Në kryeqytetin e rezistencës, këtu ku historikisht filluan dhe u përmbyllen shumë procese të vështira por të mira për vendin.
Në Prishtinë, ku u themelua dhe veproi lëvizja më e madhe në historinë tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, e udhëhequr nga Presidenti Rugova, sot është momenti për të dërguar mesazhin më të fuqishëm nga ne: Kosova është e qytetarëve të saj, e jo e atyre që duan të nëpërkëmbin shtetin, lirinë, demokracinë, kushtetutën dhe të ardhmen e tyre euro-atlantike.
Tubimi përmbyllës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë sot, nuk është thjesht një ngjarje e zakonshme e një partie politike – është një thirrje e ndërgjegjes sonë kombëtare, një betim për ta mbrojtur lirinë dhe demokracinë nga arroganca dhe papërgjegjësia e atyre që keqpërdorën besimin e qytetarëve!
Refuzoni mashtruesit!
Askush sot të mos mbetet në shtëpi!
Të gjithë bashkë në Sheshin “Skenderbeu”!
Le të jemi bashkë, le të jemi të vendosur, le të jemi të shumtë!
PRISHTINA – KOSOVA FITON!
#Florian #Dushi #thirrje #qytetarëve #Askush #sot #të #mos #mbetet #në #shtëpi #të #gjithë #bashkë #në #sheshin #Skenderbeu
gazetablic.com