Kolo Muani ul në stol Vlahoviçin dhe shpëton Juventusin nga turpi, bardhezinjtë fitojnë në fund ndaj Komos –

Juventusi ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme falë Kolo Muanisë. Futbollisti francez ka ulur në stol Vlahoviçin që nga momenti kur ka shkelur në Torino. Sulmuesi e ka shpërblyer me gola besimin e Tiago Motës, teksa me dopietën e sotme arrin kuotën e 5 golave në 3 ndeshje me bardhezinjtë.
Kolo Muani tundi rrjetën në minutën e 34-t, por pak përpara se të përfundonte pjesa e parë e lojës Diao ktheu sërish baraspeshën. Komo ia bëri të vështirë ndeshjen “zonjës së vjetër”, e cila mori tre pikët falë golit të shënuar në minutën e 89 të takimit. Ishte sërish Kolo Muani ai që e dërgoi topin pas shpinës së portierit, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë./Sport Ekspres/
#Kolo #Muani #në #stol #Vlahoviçin #dhe #shpëton #Juventusin #nga #turpi #bardhezinjtë #fitojnë #në #fund #ndaj #Komos
SportExpress