Aktualitet

Mulaj takohet me rininë e Istogut: Ata janë motori i fushatës, zemra e çdo organizimi dhe garancia e fitores

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, mbrëmë është takuar me rininë e Istogut, ku thotë se ishte një natë e mbushur me energji, motiv dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, raporton .

Mulaj thekson se të rinjët e Forumit Rinor të LDK-së, treguan se kur ka vullnet nuk ka pengesë.

Postimi i plotë:

Me rininë e Istogut – energjia e fitores!

Mbrëmë, me rininë e Istogut, ushtrinë e Ilir Feratit, festë dhe organizim për tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë. Ishte një natë e mbushur me energji, motiv dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Të rinjtë e Forumit Rinor të LDK-së treguan edhe një herë se kur ka vullnet, nuk ka pengesë. Ata janë motori i fushatës, zemra e çdo organizimi dhe garancia e fitores. Me përkushtimin dhe sakrificën e tyre, ata dëshmuan se e duan Kosovën dhe janë gati të japin gjithçka për të ardhmen e saj.

I falënderova një nga një për punën e madhe që kanë bërë. Kjo fushatë nuk do të ishte e njëjtë pa entuziazmin dhe angazhimin e tyre.

Bashkë, me besim, po e bëjmë ndryshimin!

#MeRininë #LDK #TubimiPërmbyllës #BëhuNdryshimi #LDK124 #NR79



#Mulaj #takohet #rininë #Istogut #Ata #janë #motori #fushatës #zemra #çdo #organizimi #dhe #garancia #fitores
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button