Aktualitet

Test për konsensus te ligjet, PS jo negociata për Kodin, Avokati i Popullit rrezikon “të digjet”

Të hënën demokratët dhe socialistët do të përballen në komisionin e ligjeve mbi paketën e ndryshimeve në kodin zgjedhor që mundësojnë lehtësi financiare dhe proceduriale për votën e emigrantëve.

Nga Shkodra, Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ua bëri të qartë demokratëve që PS nuk sheh nevojë për negociata te tjera për sa kohë që përfituese është diaspora shqiptare.

As për Avokatin e Popullit nuk duket të ketë hapësira për dialog politike mes forcave kryesore, pasi vetë Bushka e pranon që PS nuk ka një emër të preferuar.

Nëse asnjë nga emrat nuk merr 84 vota në seancën e 13 shkurtit ashtu siç ka ndodhur në harku e 2 viteve, procedura për Avokatin e Popullit do të duhet të nisë sërish nga fillimi, që nga aplikimi, dëgjesat në komision deri tek emri i preferuar nga politika.

#Test #për #konsensus #ligjet #negociata #për #Kodin #Avokati #Popullit #rrezikon #të #digjet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button