Marrëveshje për emigrantët me Spanjën si me Italinë? Si u përgjigj kryeministri Rama në Madrit

Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “Ëorld Laë Congress Albania 2027”, në Madrid ftoi turistët spanjollë në Shqipëri për të shijuar mikpritjen dhe bukuritë e natyrës.
Rama u pyet në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët por dhe nëse do të kishte firmosur një marëveshje të tillë me Spanjën
Pyetje: Pse duket sikur marrëveshja për emigrantët po dështon
Nuk kam mendim. Pyetja duhet ti drejtohet simotrës time italiane, Meloni. Për ne të qenit pjesë e kësaj marrëveshjeje është rol shumë i thjeshtë. Na u kërkua nga Italia ta ndihmojmë dhe ne e ndihmuam. Ne i detyrohemi shumë Italisë. Çdo komb europian duhet të ndihmojë.
Operacioni është 100% italian.
Pyetje: A mund të ketë një marrëveshje me Spanjën kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së?
“Nuk jam I sigurtë që do të kishte shumë kuptim. Lidhet me gjeografinë. Nuk e shoh të mundshme. Dhe nuk besoj se është zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit
#Marrëveshje #për #emigrantët #Spanjën #Italinë #përgjigj #kryeministri #Rama #në #Madrit
Java News