Aktualitet

FMN takohet me guvernatorin e BSH/ Sejko: Kemi mbajtur në kontroll inflacionin pa dëmtuar rritjen ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkuar Bankës së Shqipërisë që të fokusohet në kthimin e inflacionit në objektiv gjatë këtij viti .Guvernatori Gent Sejko priti në një takim Përfaqësuesin Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përfaqësuesi i FMN vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të forcimit të stabilitetit monetar e financiar të vendit ndërsa u ndal te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv.

Përfaqësuesi i Fondit Monetar ka vlerësuar monitorimin e vazhdueshëm që Banka e Shqipërisë i ka bërë tregut valutor, pa cenuar regjimin e lirë të tij.

Ndërkohë që kreu i Bankës Qendrore u fokusua kryesisht në ecurinë e çmimeve, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen. Ndërkohë që projeksionet e bankës Qendrore janë që inflacioni të kthehet në objektivin e bankës, prej 3%, gjatë vitit 2025.

#FMN #takohet #guvernatorin #BSH #Sejko #Kemi #mbajtur #në #kontroll #inflacionin #dëmtuar #rritjen #ekonomike
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button