Babai i Hashim Thaçit në gjendje të rëndë në spital, ish-Presidentit i refuzohet kërkesa për vizitë

Babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, është i sëmurë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë ish-Presidentit, i cili ndodhet në paraburgim, i është refuzuar kërkesa për ta vizituar të atin në Prishtinë.
Ka qenë avokati i Thaçit, Luka Misetiq, ai i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.
Misetiq tha se mbrojtja e Thaçit ka paraqitur kërkesë për një vizitë të shkurtër, por shtoi se ajo u është mohuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
“Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i mundësohej lirimi i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiq.
#Babai #Hashim #Thaçit #në #gjendje #të #rëndë #në #spital #ishPresidentit #refuzohet #kërkesa #për #vizitë
Java News