Koalicioni ‘Lista për Familje’ mban tubimin përmbyllës në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme Koalicioni për Familjen do të mbajë tubimin përmbyllës në Prishtinë.
Gjatë këtij tubimi, do të ndahen angazhimet dhe projektet tona për një të ardhme më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të barabartë për çdo qytetar të Kosovës.
“Ky është një moment kyç për të mbështetur kauzën tonë, për të siguruar mbrojtjen e vlerave që formojnë themelin e shoqërisë sonë. Koalicioni për Familjen është angazhuar për të krijuar mundësi të reja për familjet, duke forcuar lidhjen me traditat që na bashkojnë dhe duke siguruar një të ardhme që do të mundësojë një shoqëri më të fortë dhe më të qëndrueshme’’, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit tubimi përmbyllës do të mbahet në orën 19:00 në Klan Arena.
#Koalicioni #Lista #për #Familje #mban #tubimin #përmbyllës #në #Prishtinë
gazetablic.com