Në Prishtinë arrestohen katër të dyshuar për dhunë në familje

Katër raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve në Prishtinë.
Policia ka arrestuar në katër raste të ndara meshkuj të dyshimtë, ndërsa një prej tyre vazhdon të jetë në arrati.
Në këto raste të gjitha viktimat ishin femra.
Rastet e dhunës në familje i gjeni më poshtë:
-Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
-Prishtinë / Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
-Prishtinë / Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
-Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
#Në #Prishtinë #arrestohen #katër #të #dyshuar #për #dhunë #në #familje
gazetablic.com