Aktualitet

A do të ketë bllokim rrugësh? Çupi zbulon skenarin e opozitës në protestën e 8 shkurtit

Deputetja e Partisë Deomokratike, Dhurata Çupi e ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus zbuloi skenarin e opozitës në protestën e së shtunës, 08 shkurt.

Znj.Çupi tha se kryetari i PD-së, Sali Berisha do të mbajë fjalën e tij në protestë, teksa shtoi se nuk do të jetë një protestë e dhunshme, por demokratike.

Sa i përket sloganit të protestës, deputetja e opozitës përmendi arsyet pse PD-ja po proteston, teksa renditi korrupsionin, bandat kriminale, mafian, varfërinë…

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Cili do të jetë skenari i protestës?

Çupi: E sigurt është që do të flasi kryetari i opozitës, Z. Berisha dhe të tjerat do i shohim ditën e shtunë në orën 17:00. Sali Berisha do jetë në krye të protestës. Është një protestë mbarëkombëtare, e thirrur nga PD dhe kryetari i opozitës dhe ajo që është e sigurt është se do të kryesohet nga Z.Berisha.

Borakaj: Ka bllokim rrugësh?

Çupi: Është një protest para kryeministrisë. PD-ja nuk bënë protesta të dhunshme, bënë protesta demokratike.

Borakaj: Ka një slogan protesta?

Çupi: Shpresoj që në protestën e së shtunës shpresoj të ketë pjesëmarrje dhe besoj që do ketë. Slogani është kundër korrupsionit, bandave, krimit, mafias varfërisë, ka pafund arsye pse po protestojmë.

#të #ketë #bllokim #rrugësh #Çupi #zbulon #skenarin #opozitës #në #protestën #shkurtit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button