Aktualitet

Barcelona me fitore të thellë në udhëtim ndaj Valencias, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit.

Pas vetëm tre minutash lojë, Ferran Torres kaloi katalunasit në epërsi me asistimin e Alejandro Baldes.

Torres (17’), shëoi edhe golin e dytë te Barcelona, tani me një aksion të bukur.

Në minutën e 23-të, Fermin Lopez realizoi për 3-0 për katalunasit, ndërsa Pedri ishte në rolin e asistuesit.

Pas gjysmëore loje, Ferran Torers kompletoi het0trikun e tij, me asistimin e Raphinhas.

Edhe Lamine Yamal ishte në listën e golashënuesve, kur shënoi në minutën e 59-të për 5-0.

Barcelona kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa më 12 shkurt pritet ta mësojë emrin e kundërshtarit.



#Barcelona #fitore #të #thellë #në #udhëtim #ndaj #Valencias #kualifikohet #në #gjysmëfinale #të #Kupës #së #Mbretit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button