Aktualitet

Pse është rritur epërsia elektorale e PS-së ndaj PD-së?

Nga Eduard Zaloshnja

Barometri i fundit i MRB Hellas & DataCentrum (realizuar me 1600 të anketuar në gjithë terrenin e Shqipërisë) tregoi se 40.5% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PS-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 760 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PS-së. Për krahasim, në zgjedhjet e 2021-shit votuan mbi 800 mijë zgjedhës të këtushëm për PS-në (por disa u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar si fjalëkryq dhe vota u shkoi dëm).

Sipas Barometrit, 24.9% e banorëve të këtushëm në moshë për votim do t’ia jepnin sot votën PD-së. Me ekstrapolim të përafërt të shifrave të sondazhit, rezulton se rreth 480 mijë zgjedhës të këtushëm ia japin qysh sot votën PD-së. Për krahasim, në zgjedhjet e 2021-shit votuan rreth 650 mijë zgjedhës të këtushëm për PD-në (por disa u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar si fjalëkryq dhe vota u shkoi dëm).

Të dyja partitë e mëdha kanë firo votuesish sot, krahasuar me 2021-shin. Por firoja e PD-së është gjigande (170 mijë), ndërsa firoja e PS-së është modeste (vetëm 40 mijë). Dhe PS-ja kishte një epërsi të madhe ndaj PD-së qysh më 2021 (150 mijë vota) …

Edhe një rezultat tjetër i Barometrit e nxjerr në pah këtë diferencë të madhe në firo votuesish. Kështu, pothuaj 95% e votuesve socialistë të 2021-shit janë të vendosur të votojnë qysh sot. Nga ana tjetër, vetëm 85% e votuesve demokratë të 2021-shit janë të vendosur të votojnë qysh sot.

#Pse #është #rritur #epërsia #elektorale #PSsë #ndaj #PDsë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button