Aktualitet

Shqiptarët hyjnë në borxh për të blerë pajisje dhe shtëpi, rekord kredish në fundvit

Kredi për blerje pajisjesh, kapital qarkullues, apo dhe investime tek pasuritë e paluajtshme janë arsyet që i shtynë bizneset dhe individët të paraqiteshin më shpesh pranë bankave në 2024. Më së shumti në lekë dhe më pak në euro si pasojë dhe e luhatjeve të kësaj monedhe, kredia e re e disbursuar për vitin që lamë pas arriti në 379.8 miliardë lekë, 19% më shumë se në 2023.

Një paralajmërim i Bankës së Shqipërisë për një shtrëngim të kushteve për dhënie të kredive , i nxiti më shumë shqiptarët të merrnin në fundvit. Në dhjetor nga 11 bankat tregtare në vend u mor hua 47.8 miliardë lekë, duke shënuar vlera rekord për 2024.

Për shtëpi dhe blerje pajisjesh, rekord kredish në fundvit,

Ndikimin në rritjen e shpejtë të kreditimit e ka dhënë kategoria e bizneset me një rritje 24%.

Por as individët nuk munguan në dyert e bankave të cilët morën 19% më shumë kredi vitin e kaluar.

Për shtëpi dhe blerje pajisjesh, rekord kredish në fundvit,

Ndalur sipas qarqeve nisur dhe nga popullsia banuese vlera më e lartë e kredisë u regjistrua në  kryeqytet. Por më të shumtë ishin qytetarët në Durrës që përfituan në 2024. Pasuar më tej nga Vlora e Fieri.

Si pasojë e luhatjeve në kursin e këmbimit, më shumë kredi u mor në lekë dhe më pak në valutë.

#Shqiptarët #hyjnë #në #borxh #për #të #blerë #pajisje #dhe #shtëpi #rekord #kredish #në #fundvit
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button