Sport
Milani eleminon Romën dhe kalon në gjysmëfinale, Zhoao Feliksi tund rrjetën në debutim –

Milani është ekipi i dytë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë. Kuqezinjtë kanë eleminuar Romën mbrëmjen e sotme pas fitores me rezultatin 3-1. Tami Abrahami shënoi dy herë në pjesën e parë, në minutën e 16 dhe të 42-të. Dovbiku ngushtoi shifrat në minutën 54-t, por Zhoao Feliksi vulosi përfundimisht rezultatin në 3-1.
Transferimi i ri i Milanit shënoi që në debutim, duke shfrytëzuar një asist të Himenezit në minutën e71-të. Tashmë kuqezinjtë presin të mësojë kundërshtarin e radhës i cili do të jetë fituesi i çiftit Inter-Lacio./Sport Ekspres/
#Milani #eleminon #Romën #dhe #kalon #në #gjysmëfinale #Zhoao #Feliksi #tund #rrjetën #në #debutim
SportExpress