Aktualitet

Osmani reagon pas sulmit me 11 të vdekur në një shkollë të Suedisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të tmerrshëm në një shkollë në Orebro të Suedisë.

Nëpërmjet një postimi në “X”, ajo thotë se në këto momente Kosova qëndron pranë popullit të Suedisë.

“Sulmi i tmerrshëm në një shkollë në Örebro, Suedi, është tronditës. Shkollat ​​duhet të jenë vende zhvillimi dhe mësimi, jo frike dhe terrori. Në këto momente të vështira, ne qëndrojmë pranë popullit të Suedisë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, ka shkruar e para e shtetit.



#Osmani #reagon #pas #sulmit #të #vdekur #në #një #shkollë #të #Suedisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button