200 mijë euro në vit/ Rekrutonte të reja nga Kolumbia e Brazili për prostitucion në Tiranë, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Escort 1”, duke goditur një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja.
Në qendër të aktivitetit qëndronte një 36-vjeçar, i identifikuar si M. N., i cili është shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve, M. N. kishte rekrutuar gra nga Kolumbia dhe Brazili përmes platformave online dhe i shfrytëzonte për prostitucion në ambiente me qira ditore, të siguruara nga agjenci të ndryshme. Gjatë një viti, ai kishte përfituar rreth 200,000 euro nga kjo veprimtari.
Si rezultat i operacionit, u proceduan penalisht 16 shtetase të huaja, ndërsa policia sekuestroi 7,000 euro dhe gjashtë celularë që dyshohet se janë përdorur për menaxhimin e aktivitetit.
Autoritetet vijojnë përpjekjet për lokalizimin dhe arrestimin e 36-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
#mijë #euro #në #vit #Rekrutonte #të #reja #nga #Kolumbia #Brazili #për #prostitucion #në #Tiranë #shpallet #në #kërkim #36vjeçari
Java News