Aktualitet

Kurti zotohet në Anamoravë: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri dhe 1 miliard euro investime kapitale në vit

Kandidati për kryeminsitër nga Lëvizja Vetëvendojse, Albin Kurti ka bërë disa zotime gjatë tubimit të tij në Anamoravë, raporton .

Kurti u zotua për mbi 1 miliard euro investime në ushtri dhe 1 miliard euro investime kapitale në vit, ndërtimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe Stadiumit të Gjilanit, për të cilat do të krijoj një grup pune që do të merret ekskluzivisht me mbikëqyrjen e punimeve në këto dy projekte të rëndësishme ashtu që të sigurohemi që ato të përfundojnë sa më parë që është e mundur, e si është më së miri.

Po ashtu, ai zotohet edhe për projektimin e linjës hekurudhore që lidh Gjilanin me Ferizajn e Prizrenin dhe me Bujanocin, si dhe programin “Anembanë” për transport Publik me 10 euro biletë të integruar mujore për të udhëtuar anembanë Kosovës.

Postimi i plotë:

Në kryeqendrën e Anamoravës, për qytetarët e rajonit të Gjilanit e gjithë Republikës, zotohemi për:

❤ Mbi 1 miliard euro investime në ushtri dhe 1 miliard euro investime kapitale në vit;

❤ Ndërtimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe Stadiumit të Gjilanit, për të cilat personalisht do të krijoj një grup pune që do të merret ekskluzivisht me mbikëqyrjen e punimeve në këto dy projekte të rëndësishme ashtu që të sigurohemi që ato të përfundojnë sa më parë që është e mundur, e si është më së miri;

❤ Projektimin e linjës hekurudhore që lidh Gjilanin me Ferizajn e Prizrenin dhe me Bujanocin;

❤ Programin “Anembanë” për transport Publik me 10 euro biletë të integruar mujore për të udhëtuar anembanë Kosovës.



#Kurti #zotohet #në #Anamoravë #Mbi #miliard #euro #investime #në #ushtri #dhe #miliard #euro #investime #kapitale #në #vit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button