Zëvendësuesi i mundshëm i Lewandowskit vjen nga Premier League

Barcelona thuhet se ka identifikuar Jean-Philippe Mateta si zëvendësuesin e Robert Lewandowskit, sipas Fichajes.net.
Sulmuesi i Crystal Palace shënoi së fundmi një dygolësh në fitoren 2-0 të ekipit të tij ndaj Manchester United jashtë shtëpisë në Premier League.
Edhe pse Lewandowski ka bërë mirë për Barcelona-n këtë sezon, duke gjetur rrjetën në 30 raste në 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet, kontrata e tij përfundon në vitin 2026.
Me Lewandowski tashmë 36 vjeç, Barcelona është e prirur të rekrutojë një sulmues të ri që mund të marrë vendin e tij dhe Mateta duket se ka profilin e duhur.
Francezi ka shënuar gjithsej 10 gola në 24 ndeshje në Premier League këtë sezon, duke shtuar tre të tjerë në EFL Cup.
Gjatësia e Mateta-s (1.92 metra) e bën atë qendërsulmuesin ideal dhe të gjithë në Camp Nou do të shpresojnë që ai të transferohet në Spanjë këtë verë.
#Zëvendësuesi #mundshëm #Lewandowskit #vjen #nga #Premier #League
gazetablic.com