Aktualitet

Malaj pret përfaqësuesen e FMN-së: Vijojmë bashkëpunimin në kuadër të përmirësimeve ligjore

Ministri i i Financave, Petrit Malaj, priti në një takim përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN) ekonomisten e nivelit të lartë Narine Nersesyan.

Malaj tha se, bashkëpunimi mes dy insitucioneve vijon të mbetet i frytshëm.

Ministri vlerësoi kontributin dhe asistencën teknike të dhënë nga FMN, në lidhje me qëndrueshmërinë e politikave fiskale.

“Ministria e Financave mbetet e angazhuar për të forcuar më tej bashkëpunimin me FMN, në kuadër të përmirësimeve ligjore dhe garantimin e zbatimit efikas të tyre”, u shpreh Malaj.

#Malaj #pret #përfaqësuesen #FMNsë #Vijojmë #bashkëpunimin #në #kuadër #të #përmirësimeve #ligjore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button