Aktualitet

Berisha merr pjesë në Kongresin e CDU në Gjermani, takon kandidatin për kancelar Friedrich Merz

Kreu i PD Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e 37-të të CDU në Berlin, një ngjarje që ai e cilëson si “Kongresin e Fitores.”

Gjatë këtij kongresi, Berisha pati një takim me kreun e CDU Friedrich Merz, i cili garon për të qenë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Berisha kujtoi takimin e tij të parë me Kancelarin Helmut Kohl, 34 vjet më parë, në Bonn, duke e konsideruar atë një fillim të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai e përshkruan këtë moment si një “ogur të bardhë” për fitoren e opozitës në Shqipëri, duke shprehur optimizmin për të ardhmen dhe për angazhimin e CDU-së në mbështetje të demokracisë dhe stabilitetit në rajon.

 

#Berisha #merr #pjesë #në #Kongresin #CDU #në #Gjermani #takon #kandidatin #për #kancelar #Friedrich #Merz
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button