Sport

Sikur atë top ta kishte humbur Asllani… –

Interi ka barazuar në derbin me Milanin, 1-1. Një ndeshje ku zikaltërit ishin në formë brilante dhe po e kërkonin golin me të gjitha mënyrat, por kuqezinjtë kishin edhe fatin me vete. Goli i parë i shënuar nga Milani erdhi pas një kundërsulmi ku Calhanoglu humbi topin në mesfushë. Inzaghi i besoi turkut pavarësisht se nuk ishte në formën më të mirë pasi vinte nga dëmtimi, por nuk rezultoi zgjidhja e duhur. Në mediat italiane, Calhanoglu është vlerësuar si lojtari më i dobët te Interi.

CORRIERE DELLO SPORT 5 – “Sikur ta kishte humbur atë top Asllani… Nuk ishte në formë pas një muaji jashtë”.

LA GAZZETTA DELLO SPORT 5.5 – “Gjysmë pikë më shumë për alibinë e rikthimit pas shumë kohësh. Por ai paguan për kohën e qëndrimit jashtë. Lojët e ngadaltë, humbet topin që Milani e përkthen në gol”.

TUTTOSPORT 5 – “Nga derbi i Superkupës në atë të kampionatit. Ai ngrihet në kohë rekord nga dëmtimi për të luajtur lojën që ndjen më së shumti: por ndryshku nga pothuajse një muaj ndalim është aty, siç dëshmohet nga topi që Abrahami i vjedh atij duke i dhënë rrugë kundërsulmit që çon në epërsinë e kuqezinjve”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Sikur #atë #top #kishte #humbur #Asllani..
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button