Life Style
Plagosen rëndë babë e bir në Gramsh

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pranë spitalit të Gramshit.
Mësohet se dy mjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar plagosjen rëndë të babë e bir.
Fillimisht të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit,por për shkak të gjendjes delikate janë transportuar te spitali i traumës.
Mësohet se të plagosurit janë Artan Llapushi 47-vjec dhe Orgito Llapushi 15 vjeç.
Ndërsa policia po kryen hetimet për këtë rast në qytet ka pasur lëvizje të shtuara pasi kremtohej 79-vjetori i krijimit të qytetit.
/a.r
#Plagosen #rëndë #babë #bir #në #Gramsh