Sport

Renditja e Superiores ofron pamje të pazakontë, Tirana dhe Skënderbeu mbajnë dy vendet e fundit të renditjes –

Java e 23-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy ndeshjet e fundit, Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo City – Skënderbeu.

Në “Niko Dovana”, Tirana dhe AF Elbasani u ndanë në barazim 1-1. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh, ndërsa miqtë barazuan në pjesën e dytë.

Me të njëjtin rezultat, 1-1 përfundoi edhe ndeshja në “Elbasan Arena” mes Dinamo City-t dhe Skënderbeut.

Po ashtu u zhvillua edhe sfida mes Laçit dhe Partizanit, e cila u mbyll pa gola 0-0.

Egnatia mori një tjetër fitore në kampionat, duke mundur Bylisin në shtëpi me rezultatin 2-1. Golat e Lushkjas dhe Ndrecës vulosën triumfin e kampionëve në fuqi.

Vllaznia u rikthye te fitorja, pasi mundi Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 3-1. Kuqeblutë bënë një paraqitje shumë të mirë, ndërsa golat e fitores u realizuan nga Mala, Balaj dhe Dodaj.

#Renditja #Superiores #ofron #pamje #të #pazakontë #Tirana #dhe #Skënderbeu #mbajnë #vendet #fundit #të #renditjes
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button