Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës.
Ajo thotë se lajmin tragjik e pranuan m e zemë të rënduar e dhembje të thellë.
”Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar.
Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.
Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër.
Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!”.
#Presidentja #Osmani #shpreh #ngushëllimet #për #vdekjen #tragjike #të #tre #të #miturve #në #Jabllanicë
gazetablic.com