Aktualitet

Veteranët e UÇK-së në Podujevë mbështesin Enver Hoxhajn, takohet edhe me qytetarë tjerë në Lipjan e Fushë Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin Enver Hoxhaj po rritet gjithnjë e më shumë. 

Gjatë takimeve me veteranët e UÇK-së në Podujevë, si dhe me mbështetësit në Magurë të Lipjanit dhe Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, u dëshmua një vullnet i pathyeshëm për fitoren e PDK-së më 9 shkurt.

“Mes veteranëve të UÇK-së në Podujevë, mbështetësve në Magurë të Lipjanit dhe Miradi e Epërme të Fushë Kosovës – vullnet i pathyeshëm për fitore! #PDK131 #Hoxhaj4” shkroi Hoxhaj.

Fushata e PDK-së po intensifikohet çdo ditë, me mbështetje gjithnjë e më të madhe nga të gjitha komunat e vendit, duke dëshmuar se qytetarët besojnë në vizionin dhe programin e kësaj partie për të ardhmen e Kosovës.



#Veteranët #UÇKsë #në #Podujevë #mbështesin #Enver #Hoxhajn #takohet #edhe #qytetarë #tjerë #në #Lipjan #Fushë #Kosovë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button