Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen penalisht Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Adriana Kalaja dhe Klevis Balliu

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së opozitës dje para Bashkisë së Tiranës. Grumbullimi i qytetarëve solli bllokimin e qarkullimit të automjeteve.
Mësohet se janë proceduar Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Klevis Balliu, Adriana Kalaja si dhe Adriana Tolka.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
#Protesta #para #Bashkisë #së #Tiranës #procedohen #penalisht #Belind #Këlliçi #Tedi #Blushi #Adriana #Kalaja #dhe #Klevis #Balliu
Java News