Aktualitet

Bashkia e Korçës rrit çmimin e biletave për transportin publik

Qytetarët e Korçës që përdorin transportin urban tashmë do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën. Këshilli bashkiak i qytetit në mbledhjen e së enjtes vendosi ta rrisë çmimin në 40 lekë nga 30 që ishte për më shumë se 7 vite.

Sipas kryetarit të Bashkisë Sotiraq Filo ndryshimi i tarifës erdhi pasi operatori aktual u tërhoq nga kontrata për shkak të tarifave të ulëta. Filo thotë se asnjë operator i ri nuk është ofruar dhe se me rritjen e tarifës do të shfaqin interes. Megjithatë bashkia sqaron se për pensionistët transporti urban është falas.

Rritja e çmimit të biletës së autobusëve urbanë ka sjellë pakënaqësi te korçarët.

Përveç rritjes së çmimit të biletës këshilli bashkiak vendosi edhe zgjerimin e lëvizjes deri në 40 minuta për qarkullimin e urbanëve si dhe heqjen e një linje të brendshme. Nga 4 që ishin më parë urbani i qytetit do kalojë në vetëm 3 linja.

#Bashkia #Korçës #rrit #çmimin #biletave #për #transportin #publik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button