Aktualitet

Selver Xhelili: Si deputet i ardhshëm i Kuvendit, do të angazhohem për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kandidati për deputet nga radhët e partisë Demokratike të Kosovës, Selver Xhelili, i cili në këto zgjedhje kandidon me numrin 83, ka deklaruar se do të angazhohet me përkushtim për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Xhelili ka premtuar se do të punojë për të siguruar që ata e ato që jetojnë në Kosovë të gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë, ashtu siç i kanë mundësitë qytetarët e Kosovë.

Ai tha se e kërkon votën e tyre pasi do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, do të angazhohem me përkushtim për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të adresoj në nivel qendror të gjitha kërkesat e qytetarëve të Luginës që jetojnë tashmë në Gjilan, Anamoravë e në mbarë Kosovën. Do të punoj për të siguruar që ata e ato që jetojnë në Kosovë, të gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë, ashtu siç i kanë mundësitë qytetarët e Kosovës, e veçmas për pajisjen me dokumente, përkrahjen për banim, shtimin e kuotës për studentët e Luginës në universitetet publike në Kosovë, e rritjen e bursave për ta. Do të insistoj që Qeveria e Kosovës të bëjë gjithçka të mundur për të siguruar avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës në Serbi, duke kontribuar në forcimin e unitetit dhe zgjerimin e të drejtave të tyre, duke luftuar çdo përçarje që tashmë është krijuar nga Qeveria Kurti, e duke i forcuar shqiptarët për kauzat e tyre të përbashkëta, jashtë interesave partiake. Çdo hap që do të ndërmarrim, do të jetë në drejtim të një të ardhmeje më të mirë dhe më të barabartë për shqiptarët e Bujanocit, Preshevës e Medvegjës në Republikën e Kosovës e Kosovën Lindore. Prandaj, kërkoj votat e qytetarëve të Luginës, sepse do të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës” ka deklaruar Selver Xhelili, kandidat me numër 83 nga PDK-ja raporton “Gazeta Blic”.



#Selver #Xhelili #deputet #ardhshëm #Kuvendit #të #angazhohem #për #të #mbrojtur #të #drejtat #shqiptarëve #në #Luginën #Preshevës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button