“Sulmi u krye me të njëjtët dronë që…”/ SHBA ekzekuton liderin i ISIS-it në Siri, Osama al-Muhazir

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kreu një sulm më 7 korrik, i cili vrau Osama al-Muhazir, udhëheqësin e ISIS (Shtetit Islamik) në Sirinë lindore.
“Sulmi i së premtes u krye nga të njëjtët drone MQ-9 që, më herët gjatë ditës, ishin bllokuar nga avionët rusë,” sipas deklaratës.
Njoftimi zyrtar për vdekjen e liderit të ISIS në Sirinë lindore bëri xhiron e rrjeteve sociale.Aty thuhet se me humbjen e liderit të organizatës terroriste do të parandalohen sulme të reja.
Duhet theksuar se operacionet për neutralizimin e anëtarëve të tjerë të organizatës në Irak dhe Siri vazhdojnë, me qëllim të mposhtjes së plotë të organizatës terroriste. Deklarata vuri në dukje se dronët MQ-9, të cilët më parë ishin kapur nga avionët rusë, ishin të përfshirë në bastisje.
Megjithatë, SHBA-ja me çdo ton thekson angazhimin e saj për asgjësimin e organizatës ISIS, e cila përbën një kërcënim për komunitetin global./m.j
U.S. airstrike targets ISIS leader in eastern Syriahttps://t.co/RtzKlBhXKE pic.twitter.com/A6IFnUGlXB
— U.S. Central Command (@CENTCOM) July 9, 2023
#Sulmi #krye #të #njëjtët #dronë #që.. #SHBA #ekzekuton #liderin #ISISit #në #Siri #Osama #alMuhazir