Aktualitet
Berisha anulon konferencën e parashikuar, niset menjëherë drejt Gjermanisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë ku do të jetë i pranishëm në Kongresin Elektoral të CDU-së, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.
Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Lideri i PD ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme pasi ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.
Ndërkohë, një ditë pas protestës kombëtare të 8 shkurtit, më 9 shkurt, kreu i PD do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Itali, takim ky i cili pritet të mbahet në Romë.
#Berisha #anulon #konferencën #parashikuar #niset #menjëherë #drejt #Gjermanisë
Java News