Xhaxhai qëlloi me armë nipin e mitur, shkak konflikti me vëllanë binjak. Ja dinamika e ngjarjes

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e së enjtes (30 janar) në Fushë-Mëzez, Tiranë.
Policia njoftoi se dy vëllezërit binjakë, Nazmi dhe Florant Pëllumbi janë përfshirë në një konflikt e njëri-tjetrin. Nazmi Pëllumbi, gjatrë debateve ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar. Nga këto të shtëna, ka mbetur i plagosur 15-vjeçari, nipi i tyre.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor ka mundur të zbardh plagosjen e 15-vjeçarit fal dëshmisë së dhënë nga nëna e këtij të fundit, e cila ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj.
Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme. Dyshohet se binjakët janë përfshirë në shitjen e kokainës.
Aktualisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
#Xhaxhai #qëlloi #armë #nipin #mitur #shkak #konflikti #vëllanë #binjak #dinamika #ngjarjes
Java News