Aktualitet

Rreth 11 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal, fluks i shtuar i pacientëve në QKMF

Kollitje, temperaturë, dhimbje fyti dhe dhimbje trupi janë disa nga simptomat që po shqetësojnë qytetarët dhe që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet.

Sipas informacionit të fundit, këto simptoma vazhdojnë të shkaktojnë një fluks të shtuar të qytetarëve në këtë qendër, duke kërkuar ndihmë.

Në një prononcim dhënë për , kryeshefi i QKMF-së, Valdet Hashani tha se që nga fillimi i sezonës janë vaksionuar rreth 11,000 qytetarë të Prishtinës.

Ai tha se kjo paraqet një rritje, por jo aq të madhe.

Hashani ndau për edhe statistikat për periudhën e fundit kohore, atë të vitit 2023 dhe 2024.

“Në vitin 2023 nga sezona e cila gjithmone fillon më 31.09 kanë qenë të vaksionuar përafërsishtë 10,500 qytetarë, në vitin 2024 i kemi përafërsisht 10,303 qytetarë, ndërsa nga 31.09.2024 deri më sot janë 11,000 që janë vaksinuar. Është rritje, por jo shumë e madhe”, tha Hashani.

Po ashtu, Hashani theksoi se aktualisht në stok kanë 14,000 vaksina.

“Vaksina ka, momentalisht në stok këtu në QKMF i kemi 14.000 copa”, bëri të ditur kryeshefi i QKMF-së.

Po ashtu, edhe specialisti i kësaj qendre Rushit Ismajli pohoi se ka patur numër të rreshtuar të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Ne kemi patur një numër të rreshtuar të pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të disa simptomave që janë pak a shumë tek të të gjithë kollitje, temperaturë, shkuarje hundësh, dhembje fyti, dhembje trupi dhe të cilët janë menaxhuar nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familarje, kryesisht me sukses”, tha Rushiti në një intervistë dhënë për .

I pyetur Ismajli se me tërë këtë fluks, si po e menaxhon QKMF-ja pacientët, ai potencon se ka numër të mjaftueshëm të profesionistëve shëndetësor, përfshirë mjekë dhe infermierë, që po i përgjigjen kërkesave të pacientëve.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për dy deri në tri ditë nëse kanë simptoma si temperaturë të lehtë dhe të sigurohen që të pinë sasi të mëdha lëngjesh, duke përfshirë ujë, supa të thjeshta dhe fruta të pastruara mirë.

“Ajo çka dua të them se është një gjendje e zakonshme, ne gjithmonë kemi patur virus, qoftë virusi I COVID-it, qoftë virus i gripit sezonal, qoftë edhe virusët e zakonshëm, pak a shumë kanë simptomalogji të njejtë dhe trajnimi është i ngjashëm dhe ju preferojë të qëndrojnë në shtëpi dy deri në tri ditë, në qoftë se kanë temperaturë dhe nëse nuk është tepër e lartë, ku shumica e pacientëve e përballojnë shumë lehtë, kështu krejt çka duhet është se të pijnë sasi më shumë të lëngjeve, konsideroj ato lëngje që janë me më pak sheqer, ujë supë, fruta të cilat ti pastrojnë me ujë të pastër, si dhe perime, kjo është mënyra më e mirë për ta rritur imunitetin dhe për tu ballafaquar me këtë virus”, tha Ismajli.

Ai theksoi se virusi nuk i kursen as moshat, por më të prekur janë foshnjat, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe të moshuarit.

“Virusi nuk kursen moshat, por më të ndjeshëm janë foshnjat, fëmijët e vegjël, pastaj janë gratë shtatzëna dhe të moshuarit që pastaj kanë edhe simtoma tjera, sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si tension, diabet e të tjera. Tek këta duhet të kushtojmë një rëndësi më të veçantë dhe kur është fjala për vaksinimin e tyre kundër gripit sezonal. Për fatin e mirë në Prishtinë ka shumë qytetarë që e kanë marrë dhe janë të mbrojtur, mirëpo të tjerët që kanë imunitet të mirë, të marrin edhe vaksinën, vaksina është për të gjithë, por simptomat i kalojnë më lehtë e në mënyrë më të qetë këtë virus“, potencoi ai.

Gjithashtu, specialisti ka apeluar për shmangien e përdorimit të antibiotikëve pa recetë, duke theksuar se kjo praktikë mund të dëmtojë më shumë sesa të ndihmojë.

“Një thirrje për qytetarët, është se mos të marrin antibiotikë pa recetë, dhe mos të na kërkojnë neve antibiotik pa tjetër, e njëjta gjë me infuzionet. Shumë ëm mirë ndihmon terapia me ujë e supë sesa të merret një infuzion”, përfundoi Ismajli për .

Rikujtojmë se gripi sezonal është sëmundje akute infektive.



#Rreth #mijë #qytetarë #të #vaksinuar #kundër #gripit #sezonal #fluks #shtuar #pacientëve #në #QKMF
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button