Aktualitet

Sadiku: LDK si sondazh ka takimet me qytetarët dhe pjesmarrjen e tyre, me 9 shkurt bëhet ndryshimi!

Kandidati i LDK-së për deputet, Izet Sadiku, foli edhe në lidhje me sondazhet e fundit ku LVV-ja del parti e parë ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës parti e tretë.

Sadiku tha se për ata si subjekt politik, sondazhe janë kontakti me qytetarët, pjesmarrja dhe masoviteti i tyre.

“Në këtë fazë jemi diku në mes të fushatës zgjedhore dhe ne e kemi parë se për ne sondazhe janë kontakti me qytetarët, pjesmarrja e tyre dhe masoviteti i tyre nëpër tubime. Realisht gjatë kësaj kohe të fushatës ne kemi takuar plot njerëz të cilët kanë treguar dhe janë deklaruar se kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje para katër vitesh dhe sot do t’a votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Prandaj sondazhi ma i mirë janë këto tubime që po mbajmë çdo ditë anekënd Kosovës të cilët po i mbushin sallat dhe sondazhi më i mirë do të del me 9 shkurt. Ju e dini se shpesh sondazhet në Kosovë ja kanë ‘huq’, ju e dini për zgjedhjet e fundit lokale kur është menduar që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’a fitojë kryeqytetin, dhe kemi arrit me i fitu zgjedhjet në Prishtinë. Ky mesazh që ka ardhë nga Prishtina pas tri viteve të pushtetit mendoj se do të përcillet në të gjithë Kosovën dhe do të rezultojë me fitimin e zgjedhjeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës” tha Sadiku për “Gazeta Blic”.

Ai u shpreh i bindur se 9 shkurt, qytetarët do të bëjnë ndryshimin dhe se fitorja do të jetë e LDK-së.

“Nga takimet me qytetarë po na vjen mesazhi i ndryshimit i cili e kanë dasht dhe besoj që për me ba ndryshimin ata kanë prit një ekip dhe një lider çfarë është zoti Abdixhiku. Ardhja e këtij lideri me një ekip të tillë çfarë e ka lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka bindë njerzit që duhet me u ngrit dhe me ba ndryshimin. Mesazhi i dy javëve të parë të fushatës është që qytetarët janë të gatshëm për me bë ndryshimin me 9 shkurt” tha Sadiku.

Sadiku u shpreh se LDK-ja, nëse vjen në pushtet, nuk do të bëjë ndarje sikur ka bërë Qeveria aktuale.

“Nuk do të bëjmë ndarje sikur ka bërë kjo Qeveri. Eshtë rast i rrallë që Kryeministri i Kosovës nuk e ka vizituar asnjëherë kryeqytetin. Ju e dini që largësia është 5 minuta me zyrën e keyeqytetit dhe asnjëherë nuk e ka vizituarr. Kjo tregon që ne duhet të zgjedhim një Qeveri e cila është e krejt qytetarëe të Kosovës pa marrë parasysh si kanë me votu ata me 9 shkurt. Qeverisjen që do t’a udhëheqë LDK-ja do të jetë qeverisje e zhvillimit ekonomik për të gjithë qytetarët e Koosvës” tha Sadiku për “Gazeta Blic”.



#Sadiku #LDK #sondazh #takimet #qytetarët #dhe #pjesmarrjen #tyre #shkurt #bëhet #ndryshimi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button