Aktualitet
Plagoset me armë zjarri i mituri në Tiranë, policia rrethon zonën

Një djalë i mitur është paraqitur i plagosur me armë zjarri në ambientet e spitalit të Traumës rreth orës 20:30 të së enjtes.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se i mituri është plagosur me armë në Fushë-Mëzez në rrethana ende të paqarta.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave.
#Plagoset #armë #zjarri #mituri #në #Tiranë #policia #rrethon #zonën
Java News