Aktualitet

‘Duhet t’i zgjasim mandatet prokurorëve të SPAK’, Alibeaj: Është kërkesë e 75% e publikut shqiptar

Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën e tij sot në parlament ku i bëri thirrje deputetëve të votojnë pro zgjatjes së mandatit për prokurorët e SPAK. Alibeaj komentoi edhe lajmin për ndërprerjen e fondeve amerikane për vendet e huaja përfshirë dhe Shqipërinë dhe institucionin e SPAK.

‘Përshëndes dhe deklaratën e SPAK sot, se do vazhdoj veprimtarinë e vet. Paguhen nga ky shtet dhe taksat e shqiptarëve dhe kanë detyrimin ta çojnë punën deri në fund.

E fundit për përdorimin e telefonave të kriptuar, duhet bërë. Keni depozituar kërkesën për heqjen e imunitetit duhen bërë bashkë. Një kërkesë që qëndron mbi kokën e çdo deputetit, zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK. Është një kërkesë e 75% e publikut shqiptar që mbështet SPAK që ky parlament të marrë një qëndrim për zgjatjen e mandatit të prokurorëve. Detyrimi është për ta bërë tani. Heshtja demaskon këdo dhe ky është momenti për ta bërë’, tha Alibeaj.

#Duhet #zgjasim #mandatet #prokurorëve #të #SPAK #Alibeaj #Është #kërkesë #publikut #shqiptar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button