Daut Haradinaj takohet me dy breza të AAK-së në Pejë: Lulja e Dukagjinit nuk do të mbetet vetëm slogan

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka zhvilluar një takim me dy breza të partisë në Pejë, shkruan .
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar kryetarin Ali Berisha dhe veprimtarët të gjitha etapave, ku u dakorduam për t’i shtyrë proceset përpara si një trupë e vetme.
“Mbrëmë në Pejë, pata nderin të takoj dy breza të AAK-së, nismëtarët e funksionimit të qytetit të lirë dhe brezin e dytë të vlerave ekonomike dhe njerëzore. Një bisedë e këndshme dhe një shpalosje idesh për t’i avancuar projektet kapitale në Pejë e Kosovë. Së bashku me kryetarin Ali Berisha dhe shumë veprimtarë të të gjitha etapave, u dakorduam për t’i shtyrë proceset përpara si një trupë e vetme. Angazhimi në politikë dhe garimi i Egzon Ramiz Kelmendit dhe shumë kolegëve të tij, si Diellza Kukaj dhe Dr. Arber Tolaj, po i japin frymë fitores së madhe të AAK-së në këtë qytet me histori të madhe”, shkroi Haradinaj.
Ndryshe, Haradinaj thekson se lulja e Dukagjinit nuk do të mbetet vetëm slogan, por do ta bëjmë vërtet qytet me vlera për të jetuar dhe për t’u krenuar me të.
Postimi i plotë:
#Daut #Haradinaj #takohet #breza #të #AAKsë #në #Pejë #Lulja #Dukagjinit #nuk #të #mbetet #vetëm #slogan
gazetablic.com