Aktualitet

15-vjetori i vdekjes së Fadil Feratit, LDK organizon Akademi Përkujtimore

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për ish-nënkryetarin e LDK dhe ish-kryetarin e Istogut, Fadil Feratin, raporton .

Kështu ka bërë të ditur, kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj i cili dha më shumë detaje rreth këtij organizimi.

E plotë:

Me rastin e 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të LDK-së dhe ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati, nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Lumir Abdixhiku organizohet Akademi Përkujtimore.

Akademia mbahet me datën 30.01.2025 në orën 12:00, në Memorialin “Ibrahim Rugova”, në Istog. Ndërsa në orën 11:30, organizohen homazhe te varri i kryetarit të përjetshëm Fadil Ferati, në Gurrakoc.



#15vjetori #vdekjes #së #Fadil #Feratit #LDK #organizon #Akademi #Përkujtimore
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button