Rugova: Shkurti, i thatë sa i përket reshjeve të borës dhe shiut

Gjasat janë të vogla se muaji shkurt do të nisë me temperatura ekstreme, deri në -13 gradë Celsius.
Kështu u shpreh meteorologu, Mendim Rugova.
“Me llogaritjet e fundit, këto mundësi janë venitur. Patjetër që java që vjen pritet të jetë më e ftohtë, sesa kjo javë që jemi. Javën e ardhme temperaturat do të jenë më të ulëta, por jo në ekstremitet. Parashihet që minimalja të jetë -5 gardë Celsius, ndërsa në vise malore deri në -10 gradë Celsius. Ato maksimalet mbetën mbi 0 gradë Celsius, nuk parashihet të zhyten nën 0 gradë”, tha Rugova.
“Sa i përket reshjeve të borës, parashihet që gjatë ditës së diel ose të hënë me pasë reshje bore, ende ka një paqartësi këtu. Por duket që do të jetë një javë e thatë, pa reshje”, tha tutje meteorologu.
Rugova shtoi se në përgjithësi muaji Shkurt do të jetë i thatë sa i përket reshjeve.
Ai bëri të ditur se mjegulla dhe ngricat në ultësira, përbëjnë pak problem në trafik.
#Rugova #Shkurti #thatë #përket #reshjeve #të #borës #dhe #shiut
gazetablic.com