Aktualitet

VIDEO / Shikoni si vidhen skuterët elektrikë në Tiranë

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, i akuzuar për vjedhjen e të paktën 5 skuterëve elektrikë në kryeqytet, shkruan A2 CNN. Personi në fjalë, i identifikuar si A.B., ishte i dënuar më parë për dhunë në familje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e marra nga qytetarë të ndryshëm, për raste të vjedhjes të monopatinave të tyre, falë dhe inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë”, tha policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;

– Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;

– Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në pamjet e publikuara nga autoritetet i riu shihet teksa kryen disa nga vjedhjet, duke pritur që pronarët e mjeteve të futeshin në market për të blerë, ose kur i kishin parkuar në rrugë.

#VIDEO #Shikoni #vidhen #skuterët #elektrikë #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button