Aktualitet

Delegacioni i lartë rus bën vizitë në Siri, lideri i ri kërkon dorëzimin e Assad

Agjencia e Lajmeve, Reuters, raportoi të mërkurën se lideri i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i njohu edhe si Abu Mohammad al-Julani, ka kërkuar që Rusia të dorëzojë ish-presidentin Bashar Al-Assad dhe ndihmësit e tij.

Kërkesa raportohet të jetë bërë në takimin që ky i fundit ka zhvilluar në Damask me një delegacion rus gjatë vizitës zyrtare të tyre atje. Pjesë e delegacionit ishte zv.ministri i Jashtëm Mikhail Bogdanov, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i Putinit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, por edhe Alexander Lavrentyev, i dërguari i posaçëm i Putinit për Sirinë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, refuzoi të komentoi nëse kjo kërkesë i është shtruar palës ruse, por tha se Moska kërkon të ruajë marrëhdëniet e mira me administratën e re siriane dhe të sigurojë të ardhmen e bazave ushtarake të saj atje.

Që prej rrëzimit nga pushteti në fund të vitit të kaluar, Assad dhe familja e tij janë vendosur në Moskë.

#Delegacioni #lartë #rus #bën #vizitë #në #Siri #lideri #kërkon #dorëzimin #Assad
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button